Duke filluar nga ora 18:45, Partizani dhe Tirana do të përplasin brirët në një përballje të zjarrtë, ashtu siç vetëm në një derbi mund të ndodhë. Para pak minutash janë bërë publike edhe formacionet zyrtare të të dyja skuadrave, ku te të kuqtë nuk vihet re asnjë surprizë, me Matondon që rikthehet që nga minuta e parë.
Ndërkohë, te bardheblutë ka qënë e nevojshme të bëhen disa ndryshime pasi në dispozicion të tranjerit Shehi nuk do të jenë Xhixha e Najdovksi për shkak kartonësh, ndërsa Devid është i dëmtuar.
Ndërkohë, tranjeri Shehi ka vendosur të luajë sulmues pykë fals, me Hotin të mbështetur nga Ismajlgeci dhe Seferi.
Formacionet zyrtare:
PARTIZANI: Hoxha, A. Marku, Belica, Bitri, Hadroj, Rrapaj, Matondo, Mala, Cara, Junior, Skuka. Trajner: Mehmeti
TIRANA: Bekaj, Tosevksi, Behiratche, Hoxhallari, Përgjoni, Toli, Totre, Limaj, Seferi, Ismajlgeci, Hoti. Trajner: Shehi.
