Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez kanë njoftuar emrin e vajzës së tyre e cila lindi dmë 18 prill të këtij viti, ndërsa humbën djalin e tyre gjatë lindjes.
Ata kanë vendosur ta quajnë të voglën e tyre me emrin Bella Esmeralda.
Ronaldo kishte pritur binjakë me partneren e tij, por fatkeqësisht humbën djalin e tyre. Megjithatë, vajza e tyre është mirë.Së fundmi Ylli i Mançester Junajtid ka shpërndarë një foto në rrjetet sociale, ku shihet së bashku me familjen, ndërkohë që në krah mban vajzën e sapolindur.
Krahas fotos Ronaldo shkruan “Përgjithmonë Dashuri…” së bashku me një zemër dhe një emoji lutjeje.
