Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Me lot gëzimi dhe plot emocion/ Presidenti Halili: Falenderoj të gjithë, do t’i kërkojmë lejë bashkisë për të festuar në…

21:59 / May 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
refik halili
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ky ishte një sezon brilant për Tiranën, e cila e kurorëzoi sot atë me një ndeshje të jashtëzakonshme kundër Partizanit duke siguruar titullin e 26-të në historinë e tyre. Bardheblutë mundën demat me rezultatin 1-2 në Elbasan Arena dhe tashmë kanë të drejtë të festojnë pasi matematikisht është mbyllur gjithçka, ndonëse kampionatit i kanë mbetur edhe pak javë për t’u luajtur. Pas këtij triumfi madhështor, Presidenti i Tiranës, Refik Halili dha një deklaratë për mediat ku u shfaq mjaft i gëzuar dhe me emocion.

“Janë lot gëzimi. Fituam titullin sot. Jemi të gjithë të lumtur, edhe familja ime. Falenderoj edhe bashkëshorten time që nuk ka ardhur kurrë në stadium. I shtojmë edhe një trofe klubit tonë, që është më i madhi në Shqipëri. Kjo ndeshje na shijoi shumë, sepse luajtëm me rivalin tonë të përhershëm. Ka një luftë sportive për 90 minuta dhe pastaj jemi shokë. Falenderoj Shehin, që ka qenë një prind i dytë. Falenderoj Osmanin që ka gjetur lojtarët. Falenderoj tifozët, që edhe pse jemi në kohë krize e gjejnë mundësinë dhe vijnë na mbështesin. Ne shpresojmë që në vitet e ardhshme, të jemi një skuadër e kujdesshme. Jemi lehtësuar shumë nga ato të shkuara, që nuk dua ti kujtoj. Kemi edhe pak punë ti dërgojmë 0-0 (borxhet). Festën do ta bëjmë në Sheshin Skënderbej, ku besoj do të kemi një leje nga bashkia. Do të bëjmë një festë madhështore, sic i takon këtij grupi” – u shpreh ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Surpriza në mbrojtje dhe sulm, publikohet formacioni i Shqipërisë ndaj Bjellorusisë

20:27 / September 26, 2026

Sot ndeshja Shqipëri-Bjellorusi, policia plan masash/ Nga ora 17:00 bllokohen rrugët rreth stadiumit ‘Air Albania’

10:24 / September 26, 2026

‘Nuk je më babai im’, Francesco Totti zbulon momentin e vështirë me vajzën pas ndarjes nga Ilary Blasi

22:58 / September 24, 2026

Elbasani në hartën sportive të Europës, shpallet “Qyteti Europian i Sportit 2027”

22:39 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.