Mbrëmjen e sotme, ekipi i Tiranës u shpall kampione e Shqipërisë për herë të 26-të në historinë e klubit. Bardheblutë morën shumë urime për këtë triumf, ku sigurisht nuk mund të mungonte ai i Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka i cili e ka bërë urimin e tij përmes një postimi në rrjetet sociale.
”Dua t’i shpreh urimet më të mira KF Tirana për titullin e 26-të kampion. Sot është një ditë e merituar feste për lojtarët, stafin teknik, drejtuesit dhe tifozët. Një rrugëtim plot emocione në një kampionat me të vërtetë të bukur ku ende shumë enigma janë për tu zbardhur. Më e bukura është përpara dhe klubi duhet të fillojë punën nga nesër për të nderuar futbollin shqiptar në arenën ndërkombëtare”, shkruan Duka.
