Një makinë është djegur plotësisht në aksin rrugor Elbasan-Tiranë. Për fat të mirë, nuk raportohet për persona të lënduar deri më tani.
Dyshohet se makina është përfshirë nga flakët për shkak të një defekti teknik. Megjithatë ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga policia, e cila po merret me të përcaktuar shkaqet e zjarrit.
