Vazhdon parada e ushtrisë ruse në Sheshin e Kuq në Moskë, e cila po zhvillohet në kuadër të Ditës së Fitores ndaj Nazizmit. Në një deklaratë të tijën, Putini iu drejtua kombit të vet duke thënë se në këtë ditë, NATO dhe SHBA-të do t’i shpallnin luftë Rusisë përmes Ukrainës.
Mediat botërore e ndoqën me shumë vëmendje fjalimin e presidentit rus Vladimir Putin, me qëllim për të kuptuar se si pritet të vijojë lufta në Ukrainë edhe pse deri më tani rusët nuk kanë arritur ndonjë fitore të rendësishme atje. Përkundrazi, ushtria ruse duket e paorganizuar, me mungesa të theksuara logjistike duke humbur edhe dhjetra mijëra ushtarë dhe mjete ushtarake.
