3 persona janë vënë në pranga nga Policia e Durrësit, pasi punëtori Genci Spaho 53 vjeç humbi jetën gjatë orarit të punës në një objekt në ndërtim e sipër.
I arrestuari është Leonart Pulen 44 vjeç, Enea Xoxin 56 vjeç dhe Rauf Kacin 58 vjeç, pasi mbi ta persona rëndon akuza për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Policia njofton:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit L. P., 44 vjeç, E. X., 56 vjeç dhe R. K., 58 vjeç, banues në Durrës, pasi për shkak të moszbatimit të rregullave të sigurisë në punë, në një objekt në ndërtim e sipër, në lagjen nr. 15, Durrës, gjatë punës ka gjetur vdekjen punëtori, shtetasi G. S., 53 vjeç”, thuhet në njoftim.
Në vërtetimin mjekësor, shkaku i vdekjes është cilësuar si aksident dhe jo aksident në punë.

