Një grua dhe vajza e saj janë vënë nën hetim nga Policia e Vlorës pasi dyshohen se kanë sulmuar një minorene dhe nënën e saj. Ky sulm i tyre ka ndikuar që 15-vjeçarja të tentojë vetëvrasjen.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për shtetaset V. G., 43 vjeçe dhe S. G., 19 vjeçe, pasi kanë goditur dhe ofenduar me fjalë të rënda shtetasen M. J., 15 vjeçe dhe nënën e saj, duke i shkaktuar 15-vjeçares një gjendje të rënduar psikologjike dhe për pasojë ajo ka konsumuar një sasi medikamentesh mjekësore. Shtetasja M. J. ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
