Me 16 gola të shënuar në 33 javë, Taulant Seferi është jo vetëm “bomberi” i Tiranës por dhe i këtij sezoni, në të njëjtën kuotë me Guindon e Laçit. Seferi nuk e kishte provuar kurrë shijen e golit në derbi, e bëri diçka të tillë në aktin e fundit, në derbin më të rëndësishëm të këtij sezoni, çka solli më pas edhe titullin kampion. Seferi është pa diskutim lojtari më i rëndësishëm i këtij titulli për Tiranës, jo vetëm për golat e shënuar, por mbi të gjitha për atë që jep në fushë.
“Bomberi” nga Kumanova nuk u kursye në asgjë, punojë shumë për ekipin, dhurojë asiste, praktikisht bëri gjithçka në fushë, një lojtarë që bëri diferencën te Tirana dhe jo vetëm, pa diskutim lojtari më i mirë i këtij sezoni.
Seferi kërkon ti bëj një mbyllje perfekte këtij sezoni, në tre sfidat e fundit do të përpiqet të fitojë edhe trofeun e “Këpucës së Artë”, një trofe që për hir të së vërtetës nuk ka qenë kurrë primar përpara ekipin.
Të gjithë tifozët bardheblu shpresojnë që Seferi të qëndrojë sa më gjatë në kryeqytet, por kjo duket shumë e vështirë duke parë dhe formën e tij fantastike. Pas suksesit në derbi, Seferi lë gjithçka të hapur për të ardhmen.
