Këngëtari i famshëm latin, Maluma është shfaqur së fundmi krahë këngëtares shqiptare Bebe Rexha. Dy artistët me famë botërore kanë marrë pjesë në “Formula Uno” që është mbajtur në Miami, ku kanë marrë pjesë edhe shumë figura të tjera njohura. Bebe ka ndarë në rrjetet sociale disa fotografi, ku ra më shumë në sy me yllin e muzikës latine.

Në fakt, dyshja e famshme kanë një raport të mirë prej shumë vitesh dhe i kemi parë shpeshherë nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Ndërkohë, kujtojmë që Maluma mbajti disa javë më parë dhe një koncert në Tiranë në kuadër të turneut të tij botëror.



