Enkelejd Alibeaj shprehet se ai nuk është shkarkuar nga askush dhe nuk është në test nga askush.
Duke folur pas bmledhjes së gru[it parlamentar të PD-së, Alibeaj u shpreh se të gjithë deputetëve u krijon komoditet për t’u mbledhur e për të diskutuar, pasi kjo është detyra kryesore e kryetarit, të përfaqësojë interesin e përbashkët të deputetëve.
“Me 22 deputetë që ishin prezentë është kuorumi, ju doni të dini sa është numri sa shkon andej e këtej por ajo ska rëndësi, nuk është çështje numrash është çështje qëndrimi.
Së pari mua nuk më ka shkarkuar askush, mua më kanë shkarkuar nja 4-5 herë një herë në dhjetor, në janar, prapë së fundmi. Unë jam kryetar i grupit parlamentar dhe nuk jam në test nga askush dhe ndaj askujt, bëj detyrën time, i njoh mire procedurat, ajo çfarë unë kam bërë me kënaqësi dhe me sforco është që të gjithë deputetëve tu krijoj maksimumin e komoditetit për t’u mbledhur e për të diskutuar. Unë e kuptoj stresin që mund të kalojnë një pjesë por durim sepse nga durimi arrijmë atë që është e nevojshme për të gjithë në.”
Postime te ngjashme
Add A Comment
