Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Vdes në rrethana të paqarta një tjetër miliarder rus

23:20 / May 9, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rus
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nuk ndalet epidemia e vdekjes së miliarderëve rusë. Ish-menaxheri i Lukoil, Aleksandr Subbotin, raportohet se ka vdekur nën rrethana të paqarta. Ai u gjet një ditë më parë në bodrumin e një shtëpie në qytetin Mitishçi, afër Moskës.

Sipas burimeve, pronari i shtëpisë ku u gjet trupi i pajetë i miliarderit, Aleksei Pindyruin – që njihet edhe me emrin Shaman Magua – ka dëshmuar para policisë se Subbotin kishte ardhur në shtëpinë e tij dhe ishte nën ndikimin e drogës dhe alkoolit.

Më pak se një javë më parë, më 21 prill, Vagit Alekperov, themeluesi dhe bashkëpronari i Lukoil – kompania më e madhe private ruse e naftës – dha dorëheqjen, pasi ai dhe miliarderë të tjerë rusë u sanksionuan nga Australia dhe Mbretëria e Bashkuar për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

Po të njëjtën ditë, mediat në Spanjë raportuan se dy ditë më herët një ish-menaxher i gjigantit rus të naftës, Novatek, Sergei Protosenya, gruaja dhe vajza e tij u gjetën të vdekur në një vilë të marrë me qira në Lloreta de Mar, pranë Barcelonës. Protosenya ishte gjetur i varur, ndërkaq gruaja dhe vajza e tij ishin therur për vdekje, citohet të ketë thënë policia spanjolle.

Më 18 prill, ish-presidenti i institucionit kryesor financiar rus, Gazprombanka, Vladislav Avayev, u gjet i vdekur në Moskë, së bashku me gruan dhe vajzën e tij. Policia tha se ai kishte mbyllur banesën, kishte qëlluar për vdekje gruan e tij dhe vajzën dhe më pas kishte vrarë veten, citon REL.

Më 24 mars, një tjetër miliarder rus, Vasily Melnikov – që kishte në pronësi kompaninë farmaceutike MedStom – gruaja e tij dhe dy djemtë, u gjetën të therur për vdekje në banesën e tyre në qytetin rus, Nizhni Novgorod. Më 28 shkurt, miliarderi rus, Mikhail Watford, ishte gjetur i varur në garazhin e shtëpisë e tij në Mbretërinë e Bashkuar. Zyrtarët britanikë kanë thënë se nuk dyshojnë se kjo është vrasje.

Më 25 shkurt, një ditë pas pushtimit rus të Ukrainës, menaxheri i gjigantit të energjisë ruse Gazprom, Aleksandër Tyulyakov, u gjet i varur në garazhin e shtëpisë së tij në Shën Petersburg. Policia tha se kishte gjetur një letër, ku ai kisht treguar se kishte bërë vetëvrasje. Edhe zyrtari tjetër i lartë i Gazpromit, Leonid Shulman, u gjet i vdekur në një shtëpi pranë Shën Petersburut, në janar, disa javë para se të niste pushtimi i Ukrainës. Dhe kjo ‘epidemi’ duket se nuk do ndalet.

miliarder rus vdes
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.