Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Shkatërrohet banda me shqiptarë dhe serbë që kultivonin marijuanë në Spanjë

08:55 / May 10, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 8414d394ca51f6fdb0523dfb72d2d7c3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

9 anëtarë të një grupi kriminal që kultivonin kanabis në shkallë të gjerë në shtëpitë që merrnin me qira në provincën e Valencias, Spanjë janë vënë në pranga nga Policia Kombëtare e Paternës.

Në kuadër të operacionit antidrogë të ndërmarrë nga policia atje, u sekuestruan afro 4000 bimë marijuanë dhe një numërt i madh pajisjesh që trafikantët përdornin për të përshpejtuar kultivimin.

Pas një hetimi nga Njësia për Drogën dhe Krimin e Organizuar (Udyco) agjentët konstatuan tetë shtëpi në l’Eliana, San Antonio de Benagéber dhe Paterna.

Grupi kriminal përbëhej nga individë me kombësi shqiptare dhe serbe. Sipas burimeve ligjore, të arrestuarit akuzohen për krime kundër shëndetit publik, anëtarësim në grup kriminal dhe mashtrim me energjinë elektrike.

Dy shqiptarë ishin në krye të bandës.

Shtatë nga nëntë personat e arrestuar në operacion u lanë në burg të shtunën e kaluar.

Policia Kombëtare ka kryer kontrollet të mërkurën dhe të enjten me autorizimin e Gjykatës së Shkallës së Parë dhe udhëzimin numër 7 të Paternës. Secila prej serave të kanabisit kishte një numër të madh pajisjesh për të nxitur kultivimin.

Infrastruktura e çdo plantacioni për të ruajtur kushtet e duhura mjedisore kërkonte një shpenzim prej afro 20,000 euro.

Ata kryen gjithashtu disa lidhje të paligjshme të dritave për të kursyer energjinë elektrike në shtëpitë që kishin më shumë pajisje të lidhura.

Sipas raportimeve, policia sekuestroi rreth 4000 bimë marijuanë në faza të ndryshme të rritjes, tharëse sythash, 25 mijë euro para në dorë, llamba, ndriçues, transformatorë, ventilatorë, një makinë për numërimin e faturave dhe dokumentacione të ndryshme si pasaporta dhe karta krediti.

Mes shtatë trafikantëve të burgosur janë edhe dy krerët e bandës.  Policia vijon hetimet për identifikimin e anëtarëve të tjerë të mundshëm të bandës së çmontuar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Balla pas shkarkimit të Vlora Hysenit: PS nuk bën avokatin e askujt

22:59 / September 22, 2026

Nga Koçollari te Hyseni: 30 vite, 4 drejtues të SHIK/SHISH përballë drejtësisë

22:19 / September 22, 2026

Marrëveshje e re SHBA-Danimarkë-Groenlandë, Trump: Do ndërtojmë dy baza të mëdha ushtarake

21:58 / September 22, 2026

Krah Melanias, Trump mbërrin në OKB dhe përplaset me gazetarët e CNN: Nuk duhet të ishit këtu

21:20 / September 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.