Mëngjesin e sotëm, një Fast-Food në qytetin e Gjirokastrës është përfshirë nga flakët. Biznesi në fjalë ndodhej në zonën e Pazarint Karakteristik të qytetit dhe nga sa mësohet i përket shtetasit Agron M.
Për fat të mirë, nga flakët nuk raportohet për të lënduar në njerëz por ka vetëm dëme materiale.
Forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit.