Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” u publikua videoja e cila tregon momentin kur Ajas Sulejmani u largua nga vendi i ngjarjes ku përplasi çiftin me fëmijën e tyre 3 muajsh.
Siç mund të dallohet qartë në video, 39-vjeçari shihet teksa ecën i qetë duke mbajtur në krahë vajzën e tij të vogël, e cila ishte në makinë në momentin e aksidentit ndërsa në dorë mban edhe telefonin. Ai i është drejtuar një spitali privat për të kontrolluar vajzën e tij, pasi aksidenti çiftin tek vijat e bardha në rrugën e “Kavajës”.
Pas arrestimit, 39-vjeçari rezultoi se ishte nën efektin e lëndëve narkotike. Ndërsa çifti ndodhet ende nën kujdesin e bluzave të bardha pasi plagët e marra nga përplasja me makinë kanë qenë të shumta. Fatmirësisht foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën.
