Kida është një nga artistet më në zë të momentit dhe një nga më të pëlqyerat nga publiku shqiptar. Artistja është shumë e angazhuar me koncerte, teksa në një koncert të saj të fundit asaj i ka ndodhur një incident.
Teksa Kida ndodhej në skenë së bashku me këngëtarin Ledri Vula dhe po fliste përpara fansave të pranishëm, një person shkon pranë saj duke e kapur nga krahu. Megjithatë, në atë moment, siç tregohet dhe në videon e publikuar në rrjet, ndërhyjnë personat e sigurimit duke e tërhequr fansin.
Ditët e fundit, këngëtarja nga Kosova po shijon suksesin e këngës më të fundit në bashkëpunim me Ledrin, e cila mban titullin “T’du”. Ky nuk është dueti i parë mes dyshes pasi dhe verën e kaluar sollën “Dale” bashkë me Butrint Imerin, që u bë hit.