6 vjet burg për Flutura Zaimin. Kjo është kërkesa e bërë nga Prokuroria e Tiranës autoren e aksidentit të ndodhur një vit më parë në zonën e Vasil Shantos në Tiranë, e cila akuzohet për shkelje të rregullave te qarkullimit dhe plagosje të rëndë.
49-vjeçarja konsiderohet si fajtore në këtë aksident ku mbetën të plagosur 3 persona. Dy prej të plagosurave po qëndronin në stacionin e autobusit në momentin e kur Benzi i përplasi.
49-vjeçarja drejtonte mjetin tip Mecedez Benz, i cili si pasojë e humbjes së kontrollit përfundoi brenda një lokali në zonën e Vasil Shantos.
Nga përplasja u dëmtuan dy biznese si dhe stacioni i autobusit.
