Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Pikë grumbullimi për fermerët e Belshit, Gjiknuri: Modeli i duhur ekonomik

13:58 / May 10, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
740769b9 c8ff 44f1 88c9 062a466046de
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Merr zgjidhje një nga kërkesat e hershme të fermerëve të Belshit të cilëve u mungonte një pikë grumbullimi për prodhimet bujqësore. Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, njëherësh dhe drejtues politik i qarkut Elbasan, bashkë me Kryetarin e Bashkisë Arif Tafani inspektuan pikën e grumbullimit të prodhimeve bujqësore të ndërtuar nga Bashkia me fondet e programit ‘IACA’ e cila do u vijë në ndihmë fermerëve të zonës.
Gjiknuri nënvizoi se modele të tilla ekonomike duhen përkrahur kudo me qëllim rritjen e kapaciteteve. “Ky është një shembull shumë interesant i një investimi të karakterit publik të Bashkisë me mbështetje të një programi të qeverisë italiane, programi ‘IACA’ që bën të mundur ndërtimin e një pike grumbullimi dhe administrimin e saj nga ana e bashkisë që do i shërbejë të gjitha kulturave bujqësore në Bashkinë e Belshit. Sot që flasim një pjesë e mirë e kulturave shkojnë në Lushnje, në Berat, apo në vende të tjera. Ndërkohë, aq më tepër që bëhet me fondet e shtetit dhe administrimin e Bashkisë, kjo do u vijë në ndihmë të gjithë bujqve dhe fermerëve të zonës pasi do kenë mundësi të depozitojnë produktet e tyre këtu. Është një model i mirë ekonomik që duhet përkrahur kudo në mënyrë që bashkitë nëpërmjet mbështetjes së programeve qeveritare të ndërtojnë këto pika dhe të krijojnë kapacitete për administrimin e tyre”, tha ai.
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, nënvizoi se këto pika grumbullimi i shërbejnë përmirësimit të zinxhirit të furnizimit dhe do të ofrojë tarifa më të mira për bujqit e zonës. “Është meritë e bashkisë që ka arritur ta promovojë dhe kryetari i Bashkisë ka një eksperiencë në këtë fushë. Ndaj patjetër jam i bindur që ka dhënë kontributin personal të bërjes të mundur të kësaj gjëje. Ka nevojë bujqësia shqiptare sa më shumë për investime të tilla. Prodhimi sa vjen e shtohet dhe ajo që mbetet është sesi të ulim kostot drejt tregjeve dhe si të ruajmë produktet. Fakti që është bërë me investime të karakterit publik e bën edhe më të menaxhueshme nga pikëpamja e tarifave. Për të gjithë bujqit kjo do të jetë me tarifa shumë më të mira”, theksoi Gjiknuri.
Kryebashkiaku Arif Tafani u shpreh se në vjeshtë ambienti do të jetë gati për t’u vënë në shërbim të fermerëve. Pika e re e grumbullimit plotëson të gjitha standardet. Kapaciteti i kësaj pike grumbullimi parashikon përballimin e të gjithë nevojave të fermerëve të Belshit dhe zonave përreth.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tejkalohen kërkesat për kreditë 0% për strehim, zbulohet ministria me numrin rekord të aplikimeve

17:39 / September 27, 2026

BSH: Sektori i turizmit ndikim pozitiv tek punësimi

13:34 / September 25, 2026

Doganat mbledhin 164,9 miliardë lekë në 8 muaj, 6,8 miliardë më shumë se vjet! Karburantet dhe cigaret ndër burimet kryesore të rritjes

13:59 / September 24, 2026

Çmimet e banesave frenojnë rritjen, por nuk ulen, duhen më shumë muaj për të shitur një apartament

20:43 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.