Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lifestyle

Raporti i AMA: Televizionet abuzuan gjatë pandemisë me reklama për barnat, erdhën 300 ankesa

18:11 / May 10, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
armela
Kryetarja e AMA, Armela Krasniqi duke folur gjate nje konference te organizuar nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, ne kuader te procesit te rishikimit te Kodit te Transmetimit./r/n/r/nThe head of AMA, Armela Krasniqi speaking during a conference organized by the Audiovisual Media Authority, in the framework of the process of reviewing the Broadcasting Code.
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Televizionet shqiptare abuzuan me pandeminë e COVID-19 duke shtuar kohën e reklamave për mediakamente, emisione për shëndetin si dhe me anë të reklamave të fshehura. Konstatimi vjen nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) në raportin vjetor të punës të paraqitur të martën në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.

“Situata e krijuar nga pandemia COVID-19 ka shtuar kohën programore nga OSHMA-të për aspekte të shëndetit. Duke u nisur nga interesi për mbrojtjen e qytetarëve nga abuzimet me transmetimet mbi këtë temë, AMA ka realizuar shqyrtime me fokus reklamat për medikamentet, apo të trajtimit të çështjeve shëndetësore në përgjithësi,” shkruhet në raportin e prezantuar para deputetëve nga kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi.

Lidhur me këtë problem ajo shtoi se AMA ka qenë në komunikim me Agjencinë Kombëtare të Barnave nëse medikamentet e reklamuara ishin të licencuara dhe se autoriteti u kishte tërhequr vërejtje subjekteve audio dhe audiovizive për reklamat e fshehura në këtë sektor.

Gjithashtu ajo tha se “autoriteti u ka kërkuar shmangien e fenomeneve të tilla si konfuzioni apo deformimi i rezultateve shkencore të konfirmuara” si dhe “shmangjen e forumeve të debatit vetëm me individë jo ekspertë të fushës, të cilat krijojnë paqartësi dhe pasiguri te ndjekësit’.

Probleme të tjera të evidentuara në raport i referohen mbrojtjes së fëmijëve nga përmbajtjet e papërshtatshme dhe përdorimi i gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit në trasmetimet audiovizive.

Gjatë vitit 2021, AMA ka marrë mbi 300 ankesa, të ardhura nga individë, shoqata e organizata të shoqërisë civile, ku pjesa më e madhe sipas Krasniqit, “kishin si objekt të tyre shkeljen e të drejtave të njeriut, të normave ligjore dhe etike, shkeljen e të drejtave të fëmijëve, cenimin e dinjitetit, si dhe disa ankesa të shtuara ndaj rrjeteve sociale, portaleve dhe gazetave”.

Deputetët e opozitës iu rikthyen çështjes së zgjedhjes së Krasniqit në krye të këtij institucioni të pavarur duke e cilësuar anti-ligjore për shkak të afërsisë së saj politike me partinë në pushtet dhe punës së mëparshme si zëdhënëse e kryeministrit Edi Rama.

“Pozicioni juaj është i dyshimtë, jeni politike, kur ligji nuk lejon njerëz politik”, tha Luçiano Boçi. Më tej Boçi i kërkoi asaj qëndrim mbi raportin e “Reporterëve pa Kufij” për përkeqësimin e lirisë së medias, si dhe sjelljen e kryeministrit ndaj gazetarëve.

Në përgjigje, Krasniqi iu referua ligjit që e përcakton AMA-n si autoritet rregullator dhe përmendi trajnimet dhe kualifikimet e gazetarëve si kontribut në këtë drejtim.

“Patjetër që ka probleme, por ne jemi të detyruar të zbatojmë vetëm kuadrin ligjor që kemi”, tha ajo e pyetur sërish për gjendjen e lirisë së medias nga deputetë të tjerë. Ajo solli një shembull ku autoriteti kishte ndërhyrë në mbrojtje të të drejtave të gazetarëve.

Në raportin e vlerësimit të hartuar nga Shërbimet e Monitorimit të Kuvedit, AMA-s i kërkohet që të luaj një rol proaktiv në mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve si një çështje me ndikim të drejpërdrejtë në lirinë e medias, dhe si një kërkesë e ripërsëritur e raporteve të Komisionit Europian.

Gjatë muajit 2021, AMA e ka ushtruar aktivitetin me 4 anëtarë duke krijuar ngërç në punën e saj për shkak të pamundësisë për miratimin e vendimeve të cilat kërkojnë shumicë të cilësuar (5 vota).

“Mungesa e kuorumit të nevojshëm ligjor ka bërë të pamundur vendimmarrjet për marrje licence, rinovim dhe heqje të licencave/autorizimeve,” thuhet në raport.

Të mërkurën komisioni do të miratojë një rezolutë me rekomandime për punën e AMA-s.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Qytetarët përballë deputetëve, nisin takimet e platformës “Besa” në Korçë! Pensionet, rrugët dhe pronat në krye të shqetësimeve

18:39 / September 4, 2026

Kuvendi rikthehet pas pushimeve/ Ja datën kur rinisin punimet parlamentare dhe çfarë përmban rendi i ditës

17:43 / September 4, 2026

Grupi i armatosur te ‘Regina Palm’, Rama: E shpronësojmë, e bëjmë ullishte tokën e sherrnajës

16:01 / September 4, 2026

Fermerët dhe kompensimi 10%, Tatimet sqarojnë procedurën: Kush përfiton, afatet dhe kur kalojnë paratë në bankë

12:30 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.