Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Rrëzohet nga apeli i GJKKO rekursi i Lefter Kokës për heqjen e sekuestros nga 4 prona të tij

09:43 / May 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lefter koka 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rekursi i bërë nga ish-Ministri i Mjedisit, Lefter Koka për heqjen e sekuestros nga 4 prona, si pjesë e hetimit pasuror që po kryhet ndaj tij u rrëzua nga apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

“Mospranimin e rekursit të paraqitur nga kërkuesi Lefter Koka, kundër vendimit të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar“, sqarohet në njoftim.

Mësohet se ish-Ministri Lefter Koka, i arrestuar për aferën e inceneratorëve, vijon në gjykata betejën për pasurinë e tij paralelisht me betejën penale penale. Me anë të rekursit të firmosur nga vetë Koka, ai i kërkon Gjykatës së Lartë të lirojë nga sekuestro kantinën në Rashbull të Durrësit, ku rezulton pronar me 88% të aksioneve.

Ky biznes u vu në sekuestro në përfundim të hetimeve paraprake për inceneratorin e Elbasanit dhe dy shkallët e gjyqësorit kanë rrëzuar kërkesën e Lefter Kokës. Ndërkohë pas hetimeve për rastin e Fierit, ish-ministrit iu vunë në sekuestro 4 prona, si pjesë e hetimit pasuror që po kryhet ndaj tij.

Koka u arrestua nëntorin e kaluar, me akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave me dyshimin se ka marrë ryshfet 3.7 milionë euro për ndërtimin e inceneratorit të Fierit.

Nga ana tjetër, janë shpallur në kërkim edhe Stela Gugalli, e cila në sistemin TIMS rezulton se është jashtë shtetit si dhe Klodian Zoto.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Nëse objektivi do ishte elektoral, do i linim siç ishin”/ Ndarja e re Territoriale, Mazniku: Ka bashki të vogla që nuk ia dalin dot

22:54 / October 7, 2026

Kadastra lëshon mbi 28 mijë vendime legalizimi për nëntë muaj

20:48 / October 7, 2026

SPAK “arkivoi” dosjen “Tropoja”, Ajshe Haklaj: S’kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut, ekzekutoi 7 antarë të familjes tonë

20:29 / October 7, 2026

SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn, zbardhet vrasja e Renis Dobrës

19:45 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.