Tashmë është zyrtare, pas Tiranës këtë vit, vendi i përcaktuar për zhvillimin e finales së edicionit të ardhshëm të Ligës së Konferencës do të jetë Praga, në Çeki.
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mori vendimin që finalja e kësaj gare për sezonin 2022/2023 të zhvillohet në kryeqytetin çek, Pragë, në stadiumin “Eden Arena” më 7 qershor 2023.

