Performanca e këngëtares shqiptare, Ronela Hajati në gjysmëfinalen e parë të Eurovision Song Contest 2022 nuk ka kaluar pa marrë edhe vëmendjen e “BBC”. Në profilin e tyre zyrtar në “Twitter”, prestigjozia britanike ka shpërndarë një pjesë e performancës së këngëtares shqiptare teksa tund kokën.
“Kur taksi vjen në 5 dhe ju ende keni nevojë t’i thani flokët e juaja. #Albania🇦🇱 #Eurovision”, ka shkruar BBC 3 në Twitter. Kujtojmë që Ronela nuk ia doli të shkonte në finale dhe pse është vlerësuar si një ndër këngët më të dëgjuara të këtij viti.
When the taxi's arriving in 5, and you still need to dry your hair. #Albania🇦🇱 #Eurovision pic.twitter.com/z2liS8dbe8
— BBC Three (@bbcthree) May 10, 2022
