Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Çuçi e Veliaj inspektojnë sportelet e mbyllura të Gjendjes Civile: 95% e shërbimeve jepen online

14:06 / May 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
36aacef7 8870 4a55 8a56 70be79d4997a
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe kryebashkiaku Erion Veliaj ishin sot në zyrat e Gjendjes Civile në Njësinë Nr.8 në Tiranë për të parë nga afër mbylljen e sporteleve fizike pas kalimit të shërbimeve online prej datës 1 maj.

Në total tha ministri janë rreth 95% e shërbimeve qeveritare që jepen online në portalin e-Albania.

“Ndër shërbimet publike kryesore janë gjithashtu edhe 8 shërbime të Gjendjes Civile që kanë kaluar online. Disa shërbime specifike jepen ende në sportelet fizike sepse e kërkon ligji dhe duhet të zbatojmë detyrimin ligjor. Siç e shihni që prej 1 majit këto korridore janë bosh. Ndërkohë që këtu paradite ishte plot me njerëz që vinin për shërbime. Ishte një kohë e humbur. Sot shërbimet merren nga celulari apo kompjuteri”, tha ministri Çuçi.

Më tej ai tregoi se po punohet për të kaluar gjithashtu online edhe pjesën e shërbimeve qe ofrohen nga bashkitë në të gjithë vendin.

“Bashkërisht do të fillojmë punën shumë shpejt sepse ashtu si bëmë me shërbimet e qeverisë qendrore do të kalojmë me shërbimet vendore në të gjithë vendin. Kjo do të jetë një sipërmarrje shumë e rëndësishme për të lehtësuar qytetarin totalisht nga koha që harxhon në zyrat e shtetit”, theksoi Ministri i Brendshëm.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.