Ish deputeti socialist Dritan Bici ka komentuar performancën e përfaqësueses shqiptare në Eurovizion Ronela Hajati.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Bici i drejtohet dy këngëtareve Hajati dhe Enca.
Veç të tjerash, ai i rikthehet edhe nostalgjisë për vitet e komunizmit.
“Pse ti Enca e di veten artiste?Ju dilni në skenë apo ca klipe sa për të ekspozuar trupin tuaj,pastaj jeni në pritje të pazarit.Pastaj me lekët që bëni me shitjen e trupit ndërtoni marketingun elektronik,bëni klipe ekstravagante.Artistët e vërtetë po vdesin në mjerim, ashtu si kanë vdekur piktorët e mëdhenj,muzikantët e famshëm. Të paktën ne që kemi jetuar edhe vitet e pushtetit komunist e kemi përjetuar edhe artin e vërtetë. Aktorë,muzikantë,piktorë,skulptorë,këngëtarë,dirigjentë apo valltarë të vërtetë ka pasur shumë ajo kohë dhe që sot janë pjesë e pasurisë kombëtare të kulturës,por fatkeqësisht po vdesin në mjerim matrial.Ju Enca e Ronela jetoni në bollëk matrial, por në boshllik shpirtror”
