Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pushtimi i Ukrainës

Zelensky telefonatë me kancelarin gjerman, zbulon detajet e bisedës

21:23 / May 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 627c06adbf9011
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, me anë të një postimi në rrjetin e tij social “Twitter”, ka bërë me dije se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Ai tha se kishte folur me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe kishte diskutuar për ndihmën mbrojtëse, bashkëpunimin në sektorin e energjisë dhe rritjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një forcë pushtuese.

Presidenti ukrainas tha se të dy biseduan për çështje në lidhje me “agresorin rus”.

“Ne e vlerësojmë nivelin e lartë të dialogut me Gjermaninë dhe mbështetjen në luftën tonë”, shkroi ai.

Zelensky e kishte ftuar më parë Scholz-in të bënte një deklaratë të fuqishme politike duke vizituar Kievin të hënën më 9 maj, ditën kur udhëheqësit gjermanë kanë udhëtuar shpesh në Moskë për të shënuar përkujtimin e Ditës së Fitores së Rusisë për humbjen e Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Ajo vizitë e veçantë nuk u zhvillua dhe Scholz përkundrazi ishte në Berlin, i shoqëruar nga presidenti francez Emmanuel Macron, ku Porta e Brandenburgut u ndriçua me ngjyrat e flamurit ukrainas si shenjë mbështetjeje.

Scholz kishte hezituar të vizitonte Ukrainën pasi Kievi nuk ishte i gatshëm të priste presidentin gjerman Frank-Ëalter Steinmeier.

Steinmeier është jopopullor në Kiev, sepse ai është i lidhur me një politikë të mëparshme gjermane për ndjekjen e tregtisë së ngushtë dhe lidhjeve të tjera me Rusinë e Vladimir Putinit.

bisede kancelarin Volodymyr Zelensky
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen dhe Macron mbështesin thirrjen e Ukrainës për armëpushim

19:48 / October 11, 2026

Skandal korrupsioni në Ukrainë, Zelensky pezullon prokurorin e përgjithshëm pasi ai largohet nga vendi

20:57 / September 14, 2026

Ukraina godet një nga rafineritë më të mëdha të Rusisë

14:38 / August 30, 2026

Nga arkitekte në “zonjën e raketave”, historia e gruas që po armatos Ukrainën në mes të luftës

14:00 / July 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.