Minutat shtesë të finales së djeshme së Kupës së Italisë mes Juventusit dhe Interit kanë qënë të vështira për trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegri, i cili nuk ka mundur të përmbajë nervat duke u ndëshkuar edhe me karton të kuq.
Goli i katërt i shënuar nga kroati i Interit, Ivan Perisic nuk i la aspak shije të mirë teknikut të bardhezinjve, i cili u kap me Lautaro Martinez pasi nuk i ka pëlqyer festimi i këtij të fundit. Allegri nisi të debatojë dhe të nervozohet me argjentinasin dhe situata filloji të përshkallëzohej, derisa gjyqtari kryesor u detyrua të nxirrte kartonin e kuq nga xhepi për të nxjerrë jashtë loje trajnerin e Juventusit.
Ai filloi të hidhte fjalë mbi pankinën e Interit dhe kështu lojtarët e tij u detyruan ta kapnin prej krahu dhe ta nxirrnin nga fusha.