Përmes një deklarate të lëshuar mesditën e sotme nga Ministria e Jashtme e Rusisë, Kremlini zyrtar ka kërcënuar me luftë Suedinë dhe Finlandën pas nismës së këtyre dy shteteve për t’u bashkuar me NATO-n. Në të thuhet se “Rusia do të bëjë gjithçka për të neutralizuar çdo rrezik të mundshëm” duke i’u referuar konrketisht Finlandës dhe Suedisë.
Ndërkohë, Helsinki do të aplikojë sot për në NATO kurse Suedia pritet që ta kryejë këtë gjë në ditët në vijim. Këto vende ishin në një raport të ngushtë me NATO-n, por jo pjesë e saj për të mos krijuar tensione me Rusinë.
Megjithatë, situata e re e krijuar pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia i ka dhënë fund kësaj politike duke bërë që edhe këto dy shtete të anëtarësohen në NATO. Tashmë Rusia do të ketë kufi me NATO-n edhe në skajin verior të saj siç është Finlanda, ndërkohë që deri më tani kishte vetëm bendet balltike si edhe kufirin ujor në detin e Zi me Turqinë.
