Ky sezon ishte ndoshta më i keqi i viteve të fundit për Skënderbeun, i cili nuk arriti dot të mbijetojë në superligë duke prekur rënien në Kategorinë e Parë. Të ndodhur në këtom kushte, nga korçarët pritet që të ketë një lumë largimesh në rang futbollistësh, të cilët do kërkojnë ta vazhdojnë karrierën e tyre në nivele të larta.
Partizani duket se është skuadra e parë që ka hedhur sytë nga juglindorët, duke vënë në shënjestër 3 lojtarë të tyre.
Sipas “Panorama Sport”, skuadra e Dritan Mehmetit ka shprehur interes për portierin Bekim Rexhepin, i cili shikohet tek demat is zëvendësuesi i Alban Hoxhës.
Gjithashtu, Leard Sadriu është një tjetër lojtarë të cilin Partizani kërkon ta bëjë të tijin, por nuk ngelet pas edhe Leonat Vitija, me demat që kërkojnë ta nisin merkton e tyre që nga mbrotja.
Gjithnjë sipas burimit në fjalë, mësohet se Partizani ka nisur edhe kontaktet e para për transferimin e tyre gjatë merkatos së verës.
