Policia e Bulqizës ka arrestuar dy persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen për plagosje të rëndë me dashje. Sipas policisë, incidenti ka ndodhur në lagjen “Gjeologu”, në ambientet e një lavazhi.
Nga hetimet e kryera rezulton se B. Ç., M. P., D. Ç., dhe S. C., kanë shkuar në ambientet e lavazhit të shtetasit E.T., dhe pas një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta E. T., 34 vjeç, dhe D.T., 25 vjeç, duke u shkaktuar dëmtime në trup.
Të lënduarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në pranga për rastin janë vënë B. Ç, 26 vjeç dhe M.P., 27 vjeç, banues në Bulqizë. Kurs në kërkim janë shpallur D. Ç, 29 vjeç; S. C.,26 vjeç, të cilët pas mbërritjes së policisë në vendin e ngjarjes kanë arritur të largohen.
