Është zbuluar identiteti i dy shqiptarëve të cilët u gjetën të plagosur në mes të rrugës në qytetin e Pescaras të Italisë. Ata janë Elvis Balani, 41 vjeç dhe Leon Cako, 39 vjeç. Për fat të mirë, dy shqiptarët e plagosur me thikë në rrugë u pikasën nga një kalimtar i rastit, ndërsa më pas i dha ndihmën e parë duke i çuar dhe në spital.
Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja, 41-vjeçari Balani ndodhet në gjendje më të rëndë, ndërsa 39-vjeçari Cako ka plagë në këmbë.
Aktualisht policia po heton në lidhje me ngjarjen në fjalë, si dhe zbardhjen e motiveve të plagosjes së shqiptarëve.
