Shumë zëra që qarkullojnë së fundmi thonë se ka ndodhur një krisje në miqësinë mes Sabianit dhe Ilirit. Madje, këto thashetheme morën dhenë pas një deklarate të bërë nga këngëtari ndërsa jepte një intervistë për Donaldin në emisionin e tij të ri.
“Vëllai im Iliri ka përfituar më shumë, nuk mund të flas nga jashtë, unë nuk do të ndryshoja si karakter, do gjeja një vëlla ose një motër aty”, tha Sabiani.
Ndërkohë një ditë më parë, këngëtari i njohur festoi ditëlindjen, ku nuk kanë munguar urimet nga miqtë dhe ish-banorët e “Big Brother VIP”. Por ajo që bëri përshtypje ishte fakti se atij nuk i’u bë asnjë urim publik nga Iliri.
Mbetet ende e paqarte se çfarë ka ndodhur mes dy miqve, megjithatë ata vazhdojnë ende që ta ndjekin njëri-tjetrin në rrjete sociale.

