Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Skandal/ Hidhen akuza për ngacmim seksual në Eurovizion, organizatorët e mohojnë

12:58 / May 13, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
eurovision 2022 stage 27
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Disa studente femra që dolën vullnetare në edicionin e këtij viti të Eurovisionit kanë ngritur pretendime se janë ngacmuar seksualisht nga kërcimtarët. Në eventin e organizuar në Torino, përveç këngëtarëve, kërcimtarët dhe të ftuarve VIP, kishte dhe vullnetarë. Njëra prej tyre është një studente 20-vjeçare, e cila përdori emrin “Chiara” për të shmangur zbulimin e identitetit të saj, iu drejtua grupit “Non Una Di Meno “, i cili mbështet fushatën #MeToo në Itali si viktimë e ngacmimeve seksuale.

Nga sa shkruan prestigjozja britanike “DailyMail”, vajza ka pohuar se kërcimtarët e një artisti, i cili përfaqëson në Eurovizion një vend të Evropës veriore – pa përmendur se cilin – e kanë ngacmuar. Më konkretisht ajo shprehet se “nuk ka mundur të identifikojë se cilët ishin, por e kanë prekur poshtë belit”. Megjithatë, ajo nuk është e vetmja që ka deklaruar se është ngacmuar seksualisht.

Një tjetër vajzë 20-vjeçare ka raportuar se ishte në tapetin e kuq, të organizuar në Pallatin Venetia si vullnetare, për të ndihmuar përfaqësuesit e vendeve, por përfundoi “duke u përpjekur të dëbonte duart që kishte mbi të”.

“Ata vazhdimisht na përqafonin. Njëri vuri dorën në belin tim dhe u përpoq të më puthte. Unë arrita të ikja, por më pas dikush tjetër u përpoq të bënte të njëjtën gjë.  Po u ndodhte shumë vullnetareve femra që ishin atje dhe në fund shumë u larguan për shkak të asaj që po ndodhte.“, tha vajza për Daily Mail.

Martin Osterdahl nga Unioni Evropian i Transmetuesve, i cili organizon festivalin, tha se ai nuk ishte në dijeni të ndonjë ankese.  Alessandra Aires, nga Këshilli i Qytetit të Torinos, i cili organizoi vullnetarët, tha:  “Nëse do të kisha vënë re diçka të tillë që po ndodhte, do të kisha ndërhyrë dhe do ta ndaloja ngjarjen. Mund t’ju siguroj që isha në festë gjatë gjithë kohës dhe kjo nuk ndodhi.”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SHBA ofron 20 milionë dollarë për informacione lidhur me programin bërthamor të Iranit

14:58 / November 7, 2026

Paraguaji në krizë politike dhe financiare, ish-presidenti arrestohet sapo u shkarkua nga posti

10:27 / November 7, 2026

Bebe Rexha triumfon si artiste e pavarur, “New Religion” ngjitet në Top 50 të Spotify

23:00 / November 6, 2026

Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare Jay Rockefeller, trashëgimtari i një prej familjeve më të pasura amerikane

22:21 / November 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.