Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Atentatet në mes të ditës, Vlora nën “vëzhgim” 24 orë. Hapet tenderi: Kamera në kryqëzime dhe aplikacion për krimet

15:39 / May 13, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kamera sigurie 765x383 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rrugët dhe kryqëzimet kryesore të Vlorës do të monitorohen me kamera të rezolucionit të lartë. Bashkia e Vlorës ka shpallur tenderin me vlerë 8.3 milionë lekë që parashikon krijimin e infrastrukturës së nevojshme për sistemin e sigurisë publike.

Instalimi i kamerave në rrugët kryesore të qytetit do të përqendrohet te hapësira e rrugës duke identifikuar qartë lëvizjen e makinave, identifikimin e tyre me ‘Lexues Targash’ dhe drejtimin final të tyre.

Përkatësisht, në çdo kryqëzim do të ketë të implementuar ‘Lexues Targe’ i cili do të montohet në pozicion të përshtatshëm ku të identifikojë vetëm targën e makinës gjatë orëve të ditës dhe natës.

Dhoma e kontrollit të kamerave të sigurisë parashikohet të vendoset në ambientet e Bashkisë së Vlorës. Për këtë qëllim, do të ketë dhe një aplikacion të posaçëm ku mund të bëhen denoncimet për shkeljet apo krimet nga ana e qytetarëve.

Në dokumentet e tenderit, vendosja e këtij sistemi cilësohet si diçka urgjente. Projekti ka si objektiv ndalimin e vjedhjeve, detektimin e aktiviteteve të dyshimta, parandalimin e krimeve dhe sinjalizimin e organeve ligjzbatuese.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Nëse objektivi do ishte elektoral, do i linim siç ishin”/ Ndarja e re Territoriale, Mazniku: Ka bashki të vogla që nuk ia dalin dot

22:54 / October 7, 2026

Kadastra lëshon mbi 28 mijë vendime legalizimi për nëntë muaj

20:48 / October 7, 2026

SPAK “arkivoi” dosjen “Tropoja”, Ajshe Haklaj: S’kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut, ekzekutoi 7 antarë të familjes tonë

20:29 / October 7, 2026

SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn, zbardhet vrasja e Renis Dobrës

19:45 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.