Demokrati në takimin që po zhvillon Sali Berisha, i ka kërkuar ish-kryeministrit Sali Berisha që Gazement Bardhi të mos shkojë më në Elbasan edhe pse ka marrë mandatin.
Ndërkohë Berisha në fjalën e tij ai tha se do të bëjnë çdo gjë që të mos shkelmohet ligji i partisë dhe të zbatohet statusi.
Për Berishën çdo parti që vendos kryetarin mbi ligjin shndërrohet në një parti anti-demokratike.
Demokrati: Dua të di se në drejtimin tuaj, a do të mbani më njerëz mosmirënjohës si Lulushi e Bardhushi krahë jush. Konsultohu me juristët e deputetëve, por Gazment Bardhi të mos shkelë më në Elbasan edhe pse ka marrë mandatin. Elbasani ka vetëm një deputet, vetëm Luçiano Boçi. Ai mori mandatin iku në Tiranë dhe u zhduk.
Berisha: Përpjekja për të përzgjedhur në përputhje me kriteret është e domosdoshme, por mbi të gjitha është zbatimi i ligjit të partisë. Ne duhet të bëjmë gjithçka që askush të mos mendojë se mund të shkelmojë mbi ligjin e partisë. Zbatimi i statutit do na mbrojë ne. Ehe unë kam një zhgënjim të jashtëzakonshëm për qëndrimet e tyre, jo ndaj meje, por ndaj jush. Çdo parti që vendos kryetarin mbi ligjin shndërrohet në një parti anti-demokratike.
