Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

E kujt është “vila e Lalzit”? Bardhi-Shehut: Përgjigju edhe për akuzat e Halim Kosovës për tenderin 600 mijë euro

20:04 / May 13, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
halimi spaho bardhi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazment Bardhi ka folur për përplasjen e fundit në Kuvend mes tij dhe Edmond Spahos, ku më pas ndërhyri dhe Tritan Shehu.

Shkak për këtë përplasje ishte përmendja e një vile luksoze në Lalz, për të cilin Bardhi tha se i përket një anëtari të Rithemelimit.

Bardhi foli në “radari Informativ” edhe për thirrjen e Tritan Shehut, që nëse ka prova duhet të shkojë në prokurori, në të kundërt duhet të merret si i pandehur për fshehje krimi.

Lidhur me këto deklarata të Shehut, Bardhi i ka kujtuar kolegut të tij akuzat e bëra nga Halim Kosova gjatë kohës që ishte Ministër Shëndetësie, i cili akuzonte Shehun se i kishte ndërhyrë në një tender me vlerë 100 mijë euro, por që kërkonte t’ia jepte dikujt tjetër për 600 mijë euro.

Pjesë nga diskutimi:

Xhokaxhi: Nëse kjo vilë ekziston në emër të dikujt tjetër, si e vërtetuat ju që i takon një anëtari të Rithemelimit?

Bardhi: Së pari unë çfarë kam patur për të thënë e kam thënë. Kam dëgjuar një koleg që do duhet të më thërrasë, prokuroria, jam i gatshëm të shkoj. Halim Kosova ka akuzuar Tritan Shehun që zoti Shehu i ka ndërhyrë që një tender që ka kushtuar 100 mijë euro t’ia jepte një tjetri për 600 mijë euro. Do të doja që të njëjtin qëndrim zoti Shehu të kishte dhe për këtë akuzë.

Xhokaxhi: A keni fakte që kjo vilë i takon një deputeti demokrat?

Bardhi: Vila i përket kolegut tim në bashkëpronësi me dikë tjetër. Për shkak të detyrës time si Sekretar i PD kam më shumë informacione se çdo tjetër.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.