Këtë vit, Milani është më pranë se kurrë për të fituar titullon kampion në Serie A pas 11 vjetësh pritje. Kuqezinjve u duhen vetëm 4 pikë për të kurrë më parë në 11 të siguruar trofeun, ndërsa 80 mijë zemra kuqezi do të jetë të pranishëm në “San Siro” për të shtyrë Piolin dhe të besuarit të tij drejt suksesit përballë Atalanta-s, pengesa e tyre e parafundit, mbase më e vështira.
Në një konferencë për shtyp, Stefano Pioli u shpreh në prag të këtij takimi duke thënë se:
“Duhet të mendojmë vetëm për këtë ndeshje, të kalojmë fillimisht këtë pengesë, por nuk besoj se gjithçka do të mbyllet këtu.
Atalanta? Ajo humbje 5-0 na bëri të kuptojmë shumë gjëra. Ndeshjen e kthimit bëmë një paraqitje të mirë ndërsa këtë herë nuk e dimë se si do të luaj Gasperini.
Tifozët? Stadiumi do të na jap një shtysë të madhe. Skuadra është stërvitur shumë mirë këtë javë, janë shumë të përqendruar.
Kërcimi i fundit i Ibrahimovic? Nuk e di, por uroj që jo. Zlatan është një kampion i madh për të cilin kam shumë respekt. Ai ka inteligjencën e duhur për të kuptuar se çfarë është më e mira për të ardhmen e tij”, tha Pioli në konferencën për shtyp.
