Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

G7 ngre alarmin: Afro 50 milionë njerëz në botë ndodhen në prag të urisë

20:33 / May 14, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
g7 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sipas Ministres së Jashtme gjermane, Analena Berbok, lufta ka rritur rrezikun e një krize globale ushqimore, duke bërë që krerët e G7-ës të diskutojnë seriozisht gjetjen sa më parë të mënyrave alternative për të eksportuar grurë nga Ukraina.

Teksa ishte e pranishme në një takimi tre-ditor të ministrave të jashtëm të G7 i cili u zhvillua në Gjermani, Berbock deklaroi se rreth 25 milionë tonë drithë janë bllokuar në portet e Ukrainës për shkak të kufizimeve të vendosura nga forcat ruse.

“Çdo ton që mund të marrim do të ndihmojë pak për të trajtuar këtë krizë urie. Në situatën në të cilën ndodhemi, çdo javë ka rëndësi”, tha ministrja.

Ministrat e Jashtëm paralajmërojnë rrezikun e një krize globale ushqimore, veçanërisht në Afrikë dhe Lindjen e Mesme.

Rreth 43 milionë njerëz janë vetëm një hap larg urisë, thonë ata, duke i bërë thirrje Rusisë t’i japë fund bllokadës së eksporteve të grurit ukrainas .

Gjithashtu liderët e G7-ës theksojnë nevojën që të mos krijohet një situatë e cila nuk do të lejojë ofrimin e ndihmës nga organizatat humanitare, për shkak të rritjes së kostove.

“Lufta e paprovokuar e Rusisë në Ukrainë ka përkeqësuar perspektivën ekonomike globale me rritjen e çmimeve të ushqimit, karburantit dhe energjisë”, thuhet në deklaratën e udhëheqësve të G7-ës.

Çmimet e grurit kanë shkuar  në qiell javët e fundit dhe shqetësimet në komunitetin global po rriten ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon.

Departamenti Amerikan i Bujqësisë ka parashikuar që vitin e ardhshëm furnizimet globale do të reduktohen për herë të parë në katër vjet.

Frika u rrit pasi India njoftoi se nuk do të eksportonte më grurë nga frika se do t’i duhej të mbronte nevojat e brendshme të vendit. Ky zhvillim po çon në rritje të çmimeve me problemin më të madh me të cilin përballen vendet e varfra që mbështeten në importet indiane të drithërave. Qeveria në Nju Delhi tha se ndalimi ishte krijuar për të “menaxhuar sigurinë e përgjithshme ushqimore të vendit”.

Çështja e ushqimit u shfaq si një nga çështjet kryesore në diskutimet e ministrave të G7 në fundjavë.

Deklarata e tyre e fundit tha se lufta e Rusisë “krijoi një nga krizat më serioze të ushqimit dhe energjisë në historinë e fundit, duke kërcënuar tani më të cenuarit në botë”.

Baerbock tha se mënyra më e lehtë për të zgjidhur krizën ushqimore do të ishte që Rusia të pezullonte operacionet e saj ushtarake dhe të lejonte drithin të largohej nga portet e Ukrainës, një veprim që do të ndihmonte “normalizimin e çmimeve botërore të ushqimit”.

Megjithatë, ai vuri në dukje se presidenti rus nuk duket se dëshiron të tërhiqet për këtë çështje.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turqi / Të shtëna me armë pranë një shkolle, të paktën 11 të plagosur

13:37 / September 22, 2026

Trump TV nis transmetimet, përshkallëzohet përplasja e presidentit amerikan me mediat

10:34 / September 22, 2026

Kryeministri i Lituanisë: Kemi plan evakuimi në rast sulmi nga Rusia

08:50 / September 22, 2026

Ndryshimi i Ligjit për Specialen/ Vetëvendosja në pritje të Kushtetueses për Kuvendin

22:30 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.