Teksa kanë mbetur edhe 2 javë para përfundimit të Seria A, mbetet akoma një garë e luftuar për titullin mes Milanit dhe Interit. Të dyja skuadrat vazhdojnë të duelojnë mes tyre për Shudetton, teksa ndodhen vetëm 2 pike larg njëra-tjetrës.
Lidhur me situatën aktuale në Serie A ka bërë një koment edhe ish-kapiteni i zikaltërve, Giuseppe Bergomi, i cili ka deklaruar se Milani është favoriti absolut për të fituar, pasi kryeson me dy pikë më shumë se Inter.
“Titulli? Milani ka 75% shanse për ta fituar, Interi 25%. Zikaltrit meritojnë 5% më shumë për faktin që fituan Kupën e Italisë, por kuqezinjtë kanë kalendar më të mirë.
Nuk mund të them që e ka humbur vetë Interi këtë titull, pasi Milani do e meritonte nëse ia del. Djemtë e Piolit janë shfaqur ekip më solidë se Interi dhe Napoli.
Inzaghi ka bërë një punë të shkëlqyer. Ata ishin të papërballueshëm në periudhën nëntor-dhjetor, por futbolli i Inzaghit kërkon shumë shpenzim energjish”, tha Bergomi.
