Një situatë krejt e pakëndshme i ka ndodhur skuadrës së Bursaspor me mbështetësit e saj, teksa ekipi po kalon një situatë shumë të vështirë pasi ka lënë në ligën e tretë të futbollit në Turqi.
Të acaruar për gjendjen ku ndodhet skuadra e tyre e zemrës, tifozët janë inatosur me lojtarët e tyre, madje edhe i kanë sulmuar teksa udhëtonin me autobus. Në një moment ata edhe e kanë ndalur.
Kapiteni Burak Altiparmak dëgjohet teksa u thotë forcave të shumta të policisë që ndodheshin aty:
“Si e garantoni sigurinë, kudo po na gjuajnë me gurë, nuk po e shihni?! Po na sulmojnë, kemi frikë vëlla! Jemi këtu, kemi frikë, a nuk e kuptoni?!”.
Madje sikur të mos mjaftonte kjo, një tifoz arriti deri aty sa e kapi për fyti Altiparmak, ndërsa policia më pas shoqëroi autobusin me lojtarët dhe stafin në rajonin e policisë, ku sërish rreth 100 tifozë vijonin të prisnin. Zona u sigurua me 500 policë, për të shmangur incidente të tjera.
⚡️Bursaspor'un ligden düşmesiyle sinirler gerildi.
— Tribun Dergi (@tribundergi) May 14, 2022
▪️ Takım Kaptanı Burak Altıparmak otobüsten taraftara küfredince ortalık karıştı. (Lifebursacom16) pic.twitter.com/vmX8gwvt8o
