Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

”S`kemi frikë nga Putin”, Finlanda vendos të aplikojë për anëtarësim në NATO

14:49 / May 15, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Finlanda
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Finlanda do të aplikojë për anëtarësim në NATO, pavarësisht antagonizmit që mund të ngjallë kjo me Rusinë.

“Kjo është një ditë historike,” deklaroi Presidenti finlandez Sauli Niinisto në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministren Sanna Marin, teksa theksoi se vendi i tij, po hyna tashmë në një epokë të re”.

Niinisto pohoi se Finlanda nuk është kërcënuar drejtpërdrejt nga Rusia, por duke qenë se kjo ka ndodhur tashmë në të kaluarën, “ ne u shpreh ai, duhet të jemi “të kujdesshëm dhe vigjilentë”.

“Ne tashmë i kemi të gjitha kapacitetet, jemi shumë të lidhur me NATO-n dhe partnerë mjaft të afërt me të. Nuk kemi pasur kurrë asnjë të dhënë që të tregonte se mund te kishte ndonjë problem në këtë mes.

Kemi parë disa deklarata, nga publiku që dëshmojnë se ende ka pyetje për këtë hap, por mendoj se është shumë e rëndësishme që këto diskutime t’i bëjmë me vendet, me ministrat dhe me liderët e tjerë që kemi”, tha Sauli Niinisto, president i Finlandës.

Kryeministrja Marin i bëri jehonë komenteve të tij, duke shtuar se “Rusia që po shohim tani, është vërtet shumë e ndryshme nga ajo që shihnim më parë”. Shpresojmë që Parlamenti të konfirmojë vendimin për të aplikuar për anëtarësim në NATO në ditët në vijim”, u shpreh shefja e ekzekutivit duke shtuar se “kemi ende një proces parlamentar përpara nesh, por shpresojmë që Parlamenti ta diskutojë këtë vendim historik me vendosmëri dhe përgjegjësi”.

Sipas medias  Yle News, Parlamenti i Helsinkit do të mblidhet nesër për të debatuar mbi kërkesën e anëtarësimit në NATO, ndërsa nisja e procesit mund të ndodhë të martën.

Njoftimi i sotëm i hap rrugën mundësisë së zgjerimit të aleancës ushtarake 30-anëtarëshe, teksa pushtimi rus i Ukrainës po vazhdon.

Finlanda ndan një kufi prej 1,300 kilometrash me Rusinë, dhe ka qenë shtet neutral, në aspektin ushtarak, për 75 vjet. Por, pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, opinionin publik dhe politik ndryshoi në mënyrë dramatike, në favor të anëtarësimit.

finlanda frike putini
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.