Nga sheshi i Shën Pjetrit në Vatikan, Papa Francesku shpalli 10 shenjtorë të rinj që bashkohen kishës katolike. Mijëra besimtarë nga e gjithë bota iu bashkuan meshës, e cila mbahet pas 2 vitesh për shkak të pandemisë.
10 shenjtorë të rinj iu shtuan kishës katolike.
Me mijëra besimtarë u mblodhën në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan për të marrë pjesë në meshën e mbajtur nga papa Francesku.
Në mesin e 10 emrave ishte një klerik francez i vrarë në shkretëtirë, një prift holandez i vrarë në kamp përqendrimi nazist dhe 7 të tjerë nga Italia dhe Holanda, si dhe një laik indian i konvertuar.
Fotot e 10 shenjtorëve u vendosen në fasadën e bazilikës më të madhe në botë.
Krahas mijëra besimtarëve nga shtete të ndryshme, i pranishëm në meshë ishte edhe ministri i brendshëm francez Gerald Darminin dhe presidenti italian Sergio Mattarella.
Kjo ceremoni u mbajt pas dy vitesh të pandemisë, ndërsa u vërejt se Papa nuk përdori një karrige me rrota, ndonëse kohët e fundit është raportuar se ai vuan nga problemet e gjurit.
Ceremonia e fundit e kanonizimit u kremtua më 13 tetor 2019.