Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti pati një takim të përzemërt me shkrimtarin e njohur Visar Zhiti dhe bashkëshorten e tij në Çikago të SHBA. Përmes një postimi në facebook Zhiti zbulon dhe copëza nga biseda që duket se vërtet i ka lënë mbresa.
Folën për Kosovën investimet e reja që do i japin hov asaj dhe për patriotizmin.
“Të shtojmë patriotizmin, na tha, një patriotizëm të shekullit XXI, se ashtu do të mund të ndalet dhe korrupsioni, që pengon shumë, shtoi. Të jemi bashkë… me Ju…” shkruan shkrimtari i njohur, ish ambasadori Visar Zhiti.
ME KRYEMINISTRIN E KOSOVËS
ZOTIN ALBIN KURTI NË ÇIKAGO
Takim i bukur, i përzemërt, miqësor i gjithë. Na gëzoi që erdhi në vendin e madh, në SHBA, aleatin jetik të kombit tonë. Folëm dhe për këtë, për historinë dhe të tanishmen, për Ballkanin dhe luftrat, për burgjet tona…
Ndërkaq Kryeministri ishte plot besim për investime me rëndësi, për një hop të ri në Kosovë. Fliste thjeshtë, ngrohtë, me mënçuri. Të shtojmë patriotizmin, na tha, një patriotizëm të shekullit XXI, se ashtu do të mund të ndalet dhe korrupsioni, që pengon shumë, shtoi. Të jemi bashkë… me Ju… Ky emocion e përshkoi takimin tonë, bisedën që më dukej se kishte filluar shumë kohë më parë e s’do të mbaronte siç janë ato që duam me shpirt…”