Aktori i njohur dhe i suksesshëm, Amos Zaharia është një figurë e dashur nga publiku dhe gjithashtu mjaft i komentuar në mediat rozë për shkak të jetës së tij private.
Ndërkohë, në një intervistë të dhënë së fundmi, Amos folur rreth takimit të parë të motrës së tij Elia Zaharia me Princin Leka. Amos tha se që në momentin e parë ka vënë re një tërheqje mes tyre.
“Unë në fakt kam qenë prezent në takimin e parë që Elia ka patur me Princin dhe që në atë moment e kuptova që seç ka diçka midis këtyre, është ai shikimi që unë nuk di ta shpjegoj, por është një shikim ku shihen dy njerëz që tërhiqen me njëri-tjetrin dhe kjo ishte ajo që ndodhi. Dhe unë duke i parë dhe duke u larguar avash avash, se po i lija terrenin hapur Elias dhe… bëj shaka patjetër. Por është një gjë që lindi aty për aty”, tha aktori.
Kujtojmë se Princi Leka dhe Elia u martuan së bashku në vitin 2016, ndërsa pas katër vjetësh sollën në jetë vajzën e tyre, Geraldinë.
