Një paciente dhe barrelisti mbetën të bllokuar mbrëmjen e djeshme si pasojë e një defekti të ndodhur në ashensorin Spitalit QSUT.
Ata morën disa lëndime dhe aktualisht, ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha. Ndërkohë, policia ka shoqëruar në komisariat teknikun e ashensorit lidhur me këtë ngjarje. Mësohet se ai është shoqëruar për t’u marrë në pyetje për atë se çfarë ka ndodhur.
Theksojmë se QSUT me anë të një reagimi ka pranuar ngjarjen dhe ka thënë se menjëherë, stafi mjekësor u ka dhënë ndihmën e parë të lënduarve.
