Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lifestyle

Sara Feta / Sportet ekstreme në Tiranë, të fluturosh mbi rrota

11:10 / May 16, 20226 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shpesh herë kaloj pranë stadiumit Air Albania. Çdo orë të ditës aty gjen njerëz të moshave të ndryshme. Të organizuar ose jo. Por çdo të shtunë sheshi është nën pushtimin e të apasionuarve mbas patinave, skateboard dhe BMX.

Nga larg ndihet energjia pozitive që këta të rinj përcjellin. Ata praktikohen dhe socializohen, ndryshe nga pjesa tjetër e moshatarëve të tyre që e shijojnë atmosferën nga kafet aty rrotull.

I shoh teksa provojnë stile të rrezikshme. Disa prej tyre janë fillestar. Madje tek-tuk sheh ndonjë në tokë. Ka dhe profesionistë të cilët duken sikur ecin mbi re dhe jo mbi rrota.

Kalimtarët bëjnë sjellje të ndryshme. Disa ngadalsojnë hapin. Duket që janë kureshtarë. Disa shfaqin shenja habie nga akrobacitë e aventurierve. Ndërsa disa të tjerë të cilëve i duhet të devijojnë dhe rrugën, ngrysen duke shfaqur besdi nga prania e tyre.

Isha e interesuar se cila ishte zanafilla e këtij komuniteti. Falë internetit nuk ishte e vështirë për të gjetur informacione. Një djalë kaçurrels dhe një vajzë me flokë ngjyrë portokalli shfaqeshin në çdo intervistë për të folur rreth “Hi Skaters”. Kështu e quanin ata. Intervistat e protagonistëve tregonin se kishin marrë pjesë dhe në emisione të ndryshme televizive.

Për të mësuar më shumë rreth tyre vendosa që këtë herë mos të rri duke i parë nga larg si “spektatore” por duke u bërë pjesë e tyre. Ndodheshin në vendin e përhershëm, tek ish Kolonat përballë stadiumit. Duhej të kisha kujdes kur hidhja hapat sepse patinistë kalonin me shpejtësi dhe mund të përplasesha me ndonjërin prej tyre.

Një djalë rreth të 20-ve, afrohet e më pyet për emrin. Sapo mëson emrin por jo qellimin përse ndodhem aty, më tregon se ishte pjesë e komunitetit prej 1 viti. Kohë e mjaftueshme për tu quajtur profesionist. Madje dhe për të mësuar të tjerët. Ishte shumë i sjellshëm por jo ai që po kërkoja. E pyeta për djalin kaçurrels dhe më tha se do të vinte pas pak.

Mbas disa minutash e shoh teksa afrohet me shpejtësi. I gjatë, i dobët, i veshur sportiv, mbi patina dhe frenoi pikërisht para këmbëve te mia. U prezantua si Arti por emri i tij gjatë është Artur. Ndërsa unë i tregova interesin për të mësuar rreth komunitetit që ai kishte krijuar. Pranoi të më tregonte më tepër.

I shkëlqyen sytë teksa kujtoi kur i kishte veshur për herë të parë patinat. “Isha 7 vjeç dhe mbeti një pasion të cilin e kam ndjekur deri sot që jam 25 vjeç”, – tregoi ai.
Në verë të vitit 2019, Arti dilte shpesh xhiro me patina dhe një ditë takon një vajzë me emrin Ermelinda. Ndanin të njëjtin pasion.

Kështu vendosën të dilnin së bashku duke bërë xhiro në rrugët më të populluara të Tiranës. Ishte një formë marketingu për të joshur të tjerët që të merrnin pjesë në këtë aventurë.
Arti dhe Ermelinda përdorën patinat që kishin ruajtur ndër vite për të mësuar të rinjtë e këtij komuniteti se si të ecnin mbi patina.

Para se të fillonte karantina erdhën 50 veta të paktën një herë për të provuar patinat, ndërsa 10 të tjerë vinin çdo javë”, – thotë ai.
Gjatë karantinës në profilin e tyre në Instagram, ftonin njerëzit për t’iu bashkuar atyre ditën pasi të mbaronte karantina. Atë ditë sipas tij kishin shkuar rreth 70 veta. “Fëmijë, prindër, të rinj e të reja ndodheshin aty për të kaluar një kohë më argëtuese se ajo e karantinës dhe të reduktonin stresin e shkaktuar më parë”, – thekson Arti.

Herë pas here marrin pjesë dhe në aktivitete të ndryshme si Dita Ndërkombëtare pa Makina. Pas rritjes së komunitetit Arti dhe Ermelinda kanë blerë patina që të gjithë të kishin mundësinë ti provonin ato.

Fillimisht mësuan një grup të rinjsh të ecnin shumë mirë mbi patina dhe kështu kishin mundësinë të mësonin më shumë persona. Sipas Artit aktualisht kanë gjithësej 65 palë patina me numra të ndryshëm. Rreth 100 palë patina ua kanë dhuruar atyre që dëshironin ti përdornin dhe në jetën e përditshme. Disa palë patina i shesin dhe me ato lekë blejnë të tjera.

Kur e pyeta se ku i mbanin gjithë këto patina, u përgjigj: “I kërkuam Bashkisë së Tiranës një vend për të lënë patinat dhe ata na mundësuan një magazinë në parkingun e stadiumit ”. Në këtë komunitet tashmë kanë marrë pjesë rreth 1000 veta të cilët kanë shkuar të paktën një herë dhe rreth 300 të tjerë janë aktiv çdo herë.

Shpesh rrjedha e bisedimit ndërpritej sepse kishte njerëz që e përshëndesnin Artin, e takonin ose e telefononin. Një djalë i vogel vjen dhe e përqafon atë. Ishte një nga anëtarët më të rinj të komunitetit. Quhej Dion dhe është 8 vjeç. “Më pëlqen shumë të eci mbi skateboard. Vij shpesh këtu për tu praktikuar”, – thotë Dioni. Ai tregon se e sheh si një mënyrë arratisjeje nga çdo gjë që e rrethon.

Pjestarët e komunitetit rrinin të ndarë në grupe. Shkallët ku disa prej tyre ishin ulur duke biseduar ishin të pista. A ishte kjo gjë problem për ta? Aspak, madje nuk e vrisnin mendjen fare. Grupet përbëheshin nga 3-8 veta.

Ishte grupi muzikor, ngaqë kishin një boks të madh. Kujdeseshin që të kishte muzikë. Kush kishte dëshirë merrte mikrofonin dhe këndonte. Nuk kishte rëndësi nëse dije të këndoje. Mjafton të kishe zë.

Grupi tjetër ishte ai i kërcimit. Dalloheshin sepse qëndronin në këmbë, me gota në duar. Kërcenin nën tingujt e muzikës që i shoqëronte.
Pak hapa më tej, disa 18 vjeçarë të cilët nga veshja e tyre dukeshin që kanë orientim tjetër seksual, ndiqnin spektaklin. Në ndonjë cep kishte dhe çifte që qëndronin ulur dhe dukej qartë se po e shijonin kohën e shpenzuar aty.

Ata që i jepnin BMX bënin garë se kush ecte më gjatë me gomën e parë ngritur. Me skateboard kush ecte më shpejtë dhe me patina kush kalonte litarin. Çdo fillestar shoqërohej nga një profesionist. Ishte dhe grupi i fëmijëve. Të shpërndarë kudo.

Komuniteti ka krijuar një frymë të re. Kanë sjell praktikimin e sporteve urbane në Tiranë dhe Arti mendon se janë sporte që duhen përhapur në të gjithë Shqipërinë. Tashmë nuk është më aq e çuditshme të shohësh në rrugë dikë që ecën me patina ose skateboard. Mund ta bëjë kushdo. Mjafton të zgjojë nga gjumi “çmendurinë” e brendshme./ tirananews.al

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rrobat e reja kanë një kosto të padukshme: Pse duhen larë para përdorimit?

10:09 / August 29, 2026

Luksi bie, ankandet rriten/ Të pasurit shpenzojnë për ora, bizhuteri dhe objekte të rralla me histori

19:04 / August 14, 2026

Pse disa njerëz pickohen më shumë nga mushkonjat? Studimi zbulon rolin e aromës së trupit

15:54 / August 10, 2026

Pesë fjali që nuk duhen injoruar, sinjalet se fëmija nuk ndihet më i sigurt me prindin

19:20 / August 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.