Pavarësisht se akoma nuk e ka zyrtarizuar publikisht se ku do të luajë sezonin e ardhshëm, Kylian Mbappe ka treguar se e ka marrë tashmë këtë vendim. Në Madrid janë optimistë dhe besojnë se francezi do të zbresë në Santiago Bernabeu. Por gjithsesi, këtë s’mund ta themi me siguri për sa kohë asgjë nuk ka marrë formë të prerë.
“Nuk mund të flas për të ardhmen time, por do ta mësoni shumë shpejt… Është pothuajse e vendosur. Ky nuk është momenti i duhur, por po, po, vendimi është pothuajse i marrë.
Zyrtarisht do ta publikoj vendimin për të ardhmen përpara se të bashkohem me kombëtaren e Francës në qershor.
Ne duhet të respektojmë të gjitha palët e përfshira. Ka mbaruar, kanë mbetur vetëm pak detaje, por tani ka mbaruar”, tha Mbappe.
