Policia e Durrësit ka arrestuar një 33-vjeçar i cili ka rrahur bashkëshorten e tij si dhe vajzën e mitur. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen nr.13 të qytetit.
Policia njofton:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh bënë ndalimin e shtetasit F. D., 33 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.”
