Paraditen e kësaj të hëne, rreth orës 10:40 është rrëzuar një kamion i cili ishte duke punuar. Aksidenti i rëndë ndodhi në bypasin Orikum-Kaninë, në Vlorë.
Nga dyshimet paraprake mendohet se ka humbur jetën shoferi, ndërsa një tjetër që ndodhej në kamion nuk gjendet për shkak të rënies së inerteve.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë.
Policia njofton:
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 16.05.2022, rreth orës 10:40, në bypasin Orikum-Kaninë, duke punuar, është rrezuar një kamion, ku dyshohet se drejtuesi kamionit ka ndërruar jetë, ndërsa pasagjeri nuk gjendet për shkak të rënieve të inerteve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
