Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Policia zbulon parcelën me 567 bimë kanabisi në Velipojë, vë në pranga 1 person

12:28 / May 16, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kanabis
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Shkodrës ka zbuluar një parcelë kanabisi në fshatin Ças duke arrestuar edhe një person që kujdesej për bimët. Sipas policisë, bëhet fjalë për 567 bimë kanabisi, të cilat janë një numër i konsiderueshëm për një parcelë në vendin tonë.

34-vjeçari i arrestuar në vendin kur ndodhej parcela dyshohet të jetë kujdestari i bimëve, ndërsa është shpallur në kërkim një 39-vjeçar, që dyshohet se është pronari i saj.

“Gjatë operacionit është arrestuar në flagrancë 1 shtetas dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, si dhe janë sekuestruar 567 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në vijim të kontrolleve në territor, për të evidentuar dhe goditur rastet e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, falë dhe përdorimit të dronit, kanë evidentuar një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Ças, Velipojë.

Në kuadër të operacionit “Ças” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. P., 34 vjeç, banues në fshatin Ças, Velipojë, Shkodër, si dhe shpallja në kërkim e shtetasit N. Ç., 39 vjeç, banues në fshatin Torovicë, Lezhë.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në tokën në pronësi të shtetasit E. P., në fshatin Ças, kanë gjetur 567 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat dyshohet se ky shtetas i ka kultivuar, në bashkëpunim me shtetasin N. Ç“, thuhet në njoftimin e policisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SPAK “arkivoi” dosjen “Tropoja”, Ajshe Haklaj: S’kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut, ekzekutoi 7 antarë të familjes tonë

20:29 / October 7, 2026

SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn, zbardhet vrasja e Renis Dobrës

19:45 / October 7, 2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet e para

12:47 / October 7, 2026

Dhunohet efektivi i policisë së Krujës, autorët i zunë pritë pranë banesës

10:28 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.