Rënia e ashensorit në Spitalin e QSUT-së në Tiranë shkaktoi dy të lënduar, një barrelist dhe një paciente 80-vjeçare ku sipas informacioneve, kjo e fundit ndodhet në gjendje të rëndë.
E moshuara ka marrë dëmtime të mëdha në kokë dhe ndodhet në gjëndje kritike për jetën, ndërsa punonjësi i QSUT-së që po shoqëronte të moshuarën ka krisje në të dyja këmbët.
Mësohet se në momentin e aksidentit, pacientja 80-vjeçare po shoqërohej për të bërë skaner në orët e vona të mbrëmjes se djeshme në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme të QSUT, kur papritur ashensori është shkëputur dhe ka rënë në katin -1. Dy të dëmtuarit si edhe një infermiere e QSUT-së mbetën të bllokuar në gropën e ashensorit për disa minuta deri sa erdhën forcat zjarrfikëse duke mundësuar nxjerrjen e tyre.
